EKSKLUZIVE: Lëndohet keq ylli i Ballkanit, pritet të mungoj më shumë se 6 muaj

EKSKLUZIVE: Lëndohet keq ylli i Ballkanit, pritet të mungoj më shumë se 6 muaj

Klubi Futbollistik “Ballkani” është duke u pergatitur maksimalisht për ndeshjet në garat evropiane.

Kampioni i Kosovës është duke qëndruar në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku edhe po zhvillon ndeshje miqësore.

Gazeta Enigma ka mësuar ekskluzivisht se qendërmbrojtësi i njohur, Rustem Hoxha, ka pësuar lëndim të rëndë duke këputur ligamentin dhe ju ka nënshtruar operimit.

Gjithashtu mësohet se futbollisti pritet t’i mungoj “portokallinjve” për më shumë se gjashtë muaj.

Kujtojmë që Hoxha i është bashkuar Ballkanit sezonin e kaluar, ku në fund arritën të shpalleshin kampion, kurse futbollisti nga Durrësi ka qenë njëri nga më të dalluarit të skuadra suharekase.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles