Sulmuesi i njohur kosovar, Liridon Balaj është ftuar nga trajneri i kombëtares, Bernard Challandes për ndeshjet miqësore të muajit qershor.
Kombëtarja e Kosovës do të luajë disa ndeshje miqësore në muajin qershor. Fillimisht më 1 qershor, Kosova do të përballet me San Marinon në “Fadil Vokrri”, e më pas do të udhëtojnë në Austri për t’u përballur me Maltën (më 4 qershor), derisa më pas do të udhëtojnë në Antalia, ku do të zhvillojnë miqësoret me Guinenë dhe Gambinë, më 8 përkatësisht 11 qershor.
Nga burime të sigurta mësohet se Liridon Balaj është ftuar për këto ballafaqime nga Challandes. Ai është pjesë e klubit Aarau që nga viti 2019, pas transferimit në Zvicër nga Besa e Pejës. Balaj në të kaluarën ishte pjesë e kombëtares U-21, por jo edhe tek kombëtarja A. Në këtë sezon, Balaj ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 9 asistime.