Klubet e Superligës së Kosovës në futboll janë duke vazhduar përgatitjet për garat evropiane, por edhe për edicionin e ri.
Klubi Futbollisitk “Llapi” është mjaftë aktive këtë merkato.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se llapjanët kanë arritur marrëveshje me Kushtrim Shabanin që t’i mbrojë ngjyrat edhe për dy vite tjera.
Shabani në edicionin e fundit ka qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar në Superligën e Kosovës.
Kujtojmë që Llapi arriti ta fitoj për të dytën herë me radhë Kupën e Kosovës.
/GAZETA ENIGMA/