Klubi Futbollistik “Malisheva” ka filluar që të organizohet për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Ditë më pare u njoftua se Malisheva ka arritur marrëveshje bashkëpunimi edhe për një sezon me kryetrajnerin, Arsim Thaqin.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se Malisheva ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë, Qlirim Avdullin.
Avdulli së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Ulpianës ku ka qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar duke fascionuar me paraqitjet e tij.
Për sherbimet e futbollistit kishin shprehur interesim shumë skuadra, por KF Ferizaj ka qenë shumë afër transferimit të tij.
Kujtojmë që Avdulli më pare ka mbrojtur ngjyrat e Drenicës, Arbërisë dhe Hajvalisë.
/Gazeta Enigma/