Klubi Futbollstik “Prishtina” ka filluar që të organizohet maksimalisht për edicionin e ri në Superligë i cili pritet të jetë mjaftë i nxehtë.
Tek kampi i “bardhekaltërve” ka pasur largime, por edhe raportime për transferime të reja.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi tashmë kanë arritur marrëveshje me sulmuesin anësor, Mërgim Pefqelin.
Redaksia jonë gjithashtu merr vesh se palët kanë nënshkruar kontratë dy-vjeçare.
Pefqeli së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Malishevës, ku në 29 ndeshje arriti t’i realizojë katër gola dhe dy asistime.
Kujtojmë që Enigma ditë më parë ka raportuar se Gentrit Dumani, Hasan Hyseni, Marclei Santos, Muhamed Useini, Ergyn Ahmeti do të jenë transferimet e kryeqytetasve, gjithashtu edhe sulmuesi i Dukagjinit, Ahmed Januzi, është afër marrëveshjes.
/GAZETA ENIGMA/