Gjendja e trazuar në Veri të vendit ka shtyrë Policinë e Kosovës që të marr të gjitha masat për t’u përkujdesur të sjell rendin dhe qetësinë, pasi që grupe të serbëve janë duke penguar kryetarët e rinj të komunave veriore të futen në zyre.
Gazeta “Enigma” merr vesh ekskluzivisht që para pak çastesh, Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një letër në drejtim të Policisë së Kosovës për t’i nisur njësitë elitare.
Njësitë elitare janë për të reaguar vetëm për raste emergjente dhe kur situata është totalisht jashtë kontrollit.
Të shtëna armësh janë dëgjuar në Zveçan, ndërsa janë djegur vetura të Policisë.
Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë qytetarët e mbledhur para objektit të Komunës së Zveçanit.
Gjatë ditës, Policia e Kosovës ka njoftuar se po asiston kryetarët e zgjedhur për të hyrë në objektet komunale.