Sport Club “Gjilani” ka filluar që të përgatitet për garat evropiane, por edhe për edicionin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i nxehtë.
Në media po raportohet se drejtimin e skuadrës pritet ta marrë kryetrajneri i njohur shkupjan, Zekirija Ramadani.
Gazeta Enigma ka mësuar ekskluzivisht se Muhamed Useini dhe klubi gjilanas tashmë i kanë ndarë rrugët, pas tri viteve bashkëpunim.
“Luftaraku” i Gjilani në edicionin e fundit luajti në 25 ndeshje kampionale, ndërsa gjithsej numëron 84 ndeshje më këtë ekip.
33-vjeçari ka karrierë të pasur ku ka luajtur për ekipet si Shkëndija e Tetovës, Rabotnicki, Renova dhe Flamurtari i Vlorës.
Gjilanit deri më tani zyrtarisht i ka ndarë rrugët vetëm me mbrojtësin kroat, Tomislav Sorsa.
/Gazeta Enigma/