EKSKLUZIVE: Prapaskenat e transferimit të Hoxhës, afër ishte transferimi te Gjilani

EKSKLUZIVE: Prapaskenat e transferimit të Hoxhës, afër ishte transferimi te Gjilani

Futbollisti i njohur kosovar, Arbër Hoxha, do ta vazhdojë karrierën përsëri në Kroaci, por kësaj here te skuadra tjetër Slaven Belupo, shkruan Gazeta Enigma.

Ylli kosovar ka nënshkruar sot me skuadrën kroate e cila e lidh futbollistin për tri vitet e ardhshme.

Gazeta “Enigma” mëson ekskluzivisht se futbollisti ka qenë afër rikthimit në Kosovë dhe ishte afër transferimit te kampioni vjeshtor, SC Gjilani.

Redaksia jonë mëson se në momentet e fundit ka ndryshuar situata dhe është transferuar te Slaven Belupo.

Kujtojmë që sulmuesi anësor ka djersitur edhe fanellën NK Lokomotiva në Kroaci. Gjithashtu, karrierë ka bërë te Ballkani, Prishtina, Besa dhe Istogu.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles