Gjilanin e pret punë e vështirë në xhiron e 22-të pasi do të përballet me Prishtinën e cila barazoi sot me Drenicën.
Prishtina nuk është duke i luajtur ndeshjet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke bërë që t’i ndërroj lokacionet pothuajse në secilën ndeshje.
Gazeta Enimga mëson ekskluzivisht se ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit do të luhet të dielën nga ora 13:30 në stadiumin e Ballkanit në Suharekë.
Aktualisht Gjilani e ndan pozitën e parë me Ballkanin me nga 42 pikë.
Kurse, Prishtina është në krizë të rezultateve duke i pësuar katër humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit./GazetaEnigma/