Oltion Rapa nuk do të jetë më pjesë e Sport Club “Gjilani”.
Qendërmbrojtësi nga Tepelena ka qenë pjesë e “kuqebardhëve” për tri vite me radhë.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se futbollisti do mbetet përsëri me ngjyrat e njëjta, por kësaj herë duke u bërë pjesë e klubit të madh shqiptar, KF Skënderbeu nga Korça.
32-vjeçari në sezonin e fundit është paraqitur në dhjetë ndeshje me skuadrën gjilanase.
Kujtojmë që Rapa më parë ka mbrojtur ngjyrat e Luftëtarit, Butrintit dhe Memaliaj.
/GAZETA ENIGMA/