Sport Club “Gjilani” sot ka filluar përgatitjet për garat evropiane, por edhe për sezonin e ri i cili pritet të jetë mjaftë e zjarrtë, shkruan Gazeta Enigma.
Ditë më parë është raportuar në media për disa largime nga kampi i “kuqebardhëve”.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se SC Gjilani i ka ndarë rruget edhe me Gerhard Prognin.
Progni ka qenë njëri ndër futbollistët më të dalluar në Superligën e Kosovës viteve të fundit.
Futbollisti nga Tropoja ishte bashkuar me gjilanasit në vitin 2019.
Kujtojmë që Progni në edicionin e fundit ka qenë golashënuesi më i mirë në Superligë.
/GAZETA ENIGMA/