Sport Club “Gjilani” sot ka nisur përgatitjet për sezonin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilanasit në muajt e fundit janë përballur me probleme të shumta financiare dhe ishte rrezikuar edhe pjesëmarrja në vazhdim të kampionatit, raporton Gazeta Enigma.
Tek kampi i ‘kuqebardhëve’ gjatë kësaj kohe ka pasur edhe largime si Fabjan Beqja e Agustin Torassa.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se largimi i radhës është qendërmbrojtësi, Besart Krivanjeva.
Krivanjeva tashmë veçse ka arritur marrëveshje me skuadrën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, FC Struga.
Krivanjeva përveç Gjilanit ka mbrojtur edhe ngjyrat e Shkupit dhe Egnatias.
/Gazeta Enigma/