Ekskluzive: Theophilus Solomon lirohet nga burgu

Ekskluzive: Theophilus Solomon lirohet nga burgu


Theophilus Solomon është në liri.

Futbollisti i Dukagjinit të Klinës është liruar nga burgu, raporton ekskluzivisht Gazeta “Enigma”.

Futbollisti nga Nigeria ishte arrestuar më 4 Shkurt të këtij viti për shkak të mos rrespektimit të vendimit të Gjykatës për t’u paraqitur në stacionin policor në Prishtinë dy herë brenda javës, pasi që i njejti ishte dënuar me burgim efektiv prej një vit e gjysmë.

Tek lirimi i Solomon erdhi pas vendimit të 4 prillit të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili e ka nënshkruar dekretin “Për dhënie amnistie”.

Nga vendimi i Begajt, do të përfitojnë rreth 700 të burgosur, raportojnë mediat shqiptare.

110 deputetë votuan pro kur socialistët dhe deputetët opozitarë të Rithemelimit bashkuan votat bashkë dhe me dy deputet/ të grupit demokrat Basha. “Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, firmosi sot dekretin nr. 139, datë 09.04.2024, “për shpalljen e ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”’, thuhet në njoftimin e presidencës.

Solomon ishte arrestuar fillimisht në Shkurt të vitit 2021 për shkak të dhunës në familje, konkretisht të dashurës së tij.

Dy vite më vonë erdhi vendimi për të mbajtur burgun efektiv prej një vit e gjysmë, gjatë kohë sa luante te Gjilani në Kosovë.

Më pas Solomon u la i lirë pas tre muajsh, mirëpo që u arrestua sërish në shkurt të këtij viti për shkak të mos zbatueshmërisë së masës paraqitje në stacionin policor.


Related Articles