EKSKLUZIVE: Ulpiana i kushtëzon lojtarët që të vazhdojnë kontratën për t’ia paguar borxhet ndaj tyre

EKSKLUZIVE: Ulpiana i kushtëzon lojtarët që të vazhdojnë kontratën për t’ia paguar borxhet ndaj tyre

Ulpiana e mbylli sezonin në pozitën e nëntë me 27 pikë të grumbulluara nga 36 ndeshje, duke rënë nga Superliga.



Skuadra e Ulpianës në sezonin e ri do të bëjë gara në Ligën e Parë.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht nga burimet afër klubit se Ulpiana i ka borxh disa lojtarëve nga tri rroga të cilat ende nuk ia ka paguar deri tani.

Gazeta Enigma mëson se disa lojtarë të Ulpianës kanë oferta nga disa klube të Superligës dhe dëshirojnë të largohen nga kjo skuadër, mirëpo klubi i ka kushtëzuar lojtarët që t’i vazhdojnë kontratat për t’u barazuar me borxhe të pagave.

Deri në fund të përfundimit të merkatos mbetet të shihet se çka do të bëhet me fatin e këtyre lojtarëve.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles