Xhevdet Shabani është njëri ndër futbollistët më të mirë në futbollin kosovar.
Sulmuesi anësor është përfolur shumë në media se pritet të largohet nga FC Malisheva këtë merkato.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se futbollisti tashmë ka arritur marrëveshje që edhe për një sezon të mbroj ngjyrat e Malishevës.
“Rrapa” ka qenë ndër futbollistët më të dalluar te skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi.
Kujtojmë që Shabani ka karrierë të pasur futbollistike, ku ka mbrojtur ngjyrat e Prishtinës, Dritës, Besës, Feronikelit, Lepencit, Ferizajt dhe gjithashtu në Superiore tek Teuta e Durrësit.
/GAZETA ENIGMA/