Klubi Futbollistik “Ballkani” është shpallur kampion në Superligën e Kosovës për sezonin 2021/22.
Klubi suharekas tashmë do të luaj në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.
Gazeta Enigma ka mësuar kundërshtarët e mundshëm të “portokallinjve” në raundin e parë.
Ekipe si Dinamo Zagreb, Olympiakos, Makabi Haifa, Bodo Glimt, Malmo, Maribor mund të jenë kundërshtarë të Ballkanit.
Në letër skuadër më e lehtë duket që është vetëm Dudelange nga Luksemburgu.
Më poshtë mund t’i shikoni 17 kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit të cilët janë të vendosur në vazon e parë: /GAZETA ENIGMA/