EKSKLUZIVE: Licencohet Federata e Futbollit të Kosovës

EKSKLUZIVE: Licencohet Federata e Futbollit të Kosovës

 

Sagës së licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës i ka ardhur fundi.

Gazeta Enigma merr vesh ekskluzivisht se FFK-ja është licencuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Kujtojmë që MKRS-ja e ka zvarritur licencimin e FFK-së që nje kohë të gjatë.

Federata e Futbollit e Kosovës e ka përmbyllur procesin e licencimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave.

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, sot, e ka nënshkruar vendimin për licencimin e FFK-së, bazuar në rekomandimin e Komisionit për Licencimin e Federatave Sportive (KVLFS).

Ashtu sikurse edhe federatat tjera sportive të cilat ishin të përfshira në këtë proces, edhe FFK pas plotësimit të të gjitha kritereve dhe kushteve të kërkuara, është licencuar për ciklin aktual olimpik.

Duke pasur parasysh se FFK është organizata më e madhe sportive në vend dhe me numrin më të madh të klubeve, ky proces ka marrë kohë të konsiderueshme deri te përmbyllja e licencimit.

Por pas një angazhimi të madh të administratës së FFK-së, klubeve dhe ministrisë është arritur të plotësohen  kushtet për licencim.

FFK përgëzon zyrën e sekretarit me administratën, si dhe të gjitha klubet që kanë punuar me përkushtim në këtë proces të ngarkuar dhe me kushte specifike.

Përmbyllja e këtij procesi tregon se FFK është duke punuar drejt standardit më të lartë të menaxhimit dhe transparencës si në federatë, ashtu edhe në klube, shkruan faqja zyrtare e FFK-së

Related Articles