Ekspertët e basketbollit tregojnë cili klub surprizoi për të mirë e cili do të luftojë për titull

Ekspertët e basketbollit tregojnë cili klub surprizoi për të mirë e cili do të luftojë për titull

Sezoni 2022/2023 ka vazhduar me entuziazmin e madh që ishte edhe në përfundimin e sezonit të kaluar.

Duket se ditët e lavdishme në basketbollin kosovar janë rikthyer pasi palestrat janë të mbushura me tifozë të cilët mezi i presin ndeshjet e skuadrave të tyre.

Gjatë këtij sezoni ka pasur incidente në palestra duke u shpërfaqur huliganizmi nga disa persona, por megjithatë madhështia, entuziazmi dhe kualiteti i basketbollit kosovar është vetëm duke u rritur nga dita në ditë, krejt kjo për shkak të investimeve dhe rritjes së kualitetit në skuadër nga klubet e Superligës.

Në xhirot e fundit kampionati ka hyrë në një fazë të nxehtë pasi skuadra si Prishtina, Ylli, Peja dhe Trepça janë duke dhuruar spektakël në palestër.

Sigal Prishtina dhe dhe Golen Eagle Ylli e ndajnë vendin e parë dhe të dytin me nga 35 pikë, duke i shënuar 15 fitore dhe 5 humbje. Kurse, vendi i tretë i përket Pejës me 31 pikë duke i shënuar 11 fitore dhe 9 humbje.

Gazeta Enigma ka biseduar me  trajnerë dhe analistë  të basketbollit për sezonin 2022/2023 i cili ka hyrë në një fazë të nxehtë.

Komentatori dhe gazetari i sportit, Lirim Peci thotë se përveç katërshes së parë që gjinden në tabelë Prishtina, Ylli, Peja dhe Trepça, një skuadër që mund t’ia prish llogaritë është Bashkimi nga Prizreni

Për titull kampioni këto katër skuadra (Prishtina, Ylli, Peja dhe Trepça) janë pretendente mirëpo aty është edhe Bashkimi që ka skuadër të mirë dhe mund ti prish llogaritë e katërshes së lartpërmendur por që për mendimin tim ka gjasa më të vogla për tu shpallur kampion”, thotë fillimisht gazetari dhe komentatori i sportit, Lirim Peci.

Sipas Pecit vendi i parë do të diskutohet nga Prishtina dhe Ylli, mirëpo nuk bën të anashkalohet edhe Trepça.

Kampionati ka hyrë në një fazë tepër interesante dhe duket që Prishtina dhe Ylli do ti diskutojnë dy vendet e para mirëpo ka edhe shumë lojë deri në fund të pjesës së rregullt të garave dhe do të jetë interesant të shikohet në vazhdim forma e Trepçës e cila me trajnerin e ri duket së është kthyer në binar”,  vlerëson Peci.

Për Lirim Pecin, befasia e këtij sezoni po konsiderohet Ylli , pasi pas një starti të dobët dhe me largimin e Kastratit dhe Tmusiqit arriti që t’i shënoj 15 fitore radhazi për t’u ngjitur në vendin e par

Pa asnjë dyshim se janë therandasit e Yllit të cilët pas startit të dobët të sezonit të ri me shumë ndryshime në roster përdallim me sezonin e kaluar ku u larguan Erjon Kastrati dhe Mikaile Trmusiqi ata nën dirigjimin e Adis Beqiragiqit ata rreshtuan 15 fitore dhe këtë formë fantastike të tyre askush nuk e ka pritur” potencon ai.

Lirim Peci

Skuadrat që kanë zhgënjyer deri tani sipas Pecit janë Trepça dhe Peja dhe për këtë ka arsye të forta.

Skuadrat që ka zhgënjyer deri me tani janë sipas mendimit tim janë Trepça dhe Peja, sidomos mitrovicasit të cilët me afrimin në skuadër të Kastratit dhe Tmusiqit dhe fondit të lojtarëve që ka në ekip u mendua para startit të garave se do të ishte ajo skuadra që mbante primatin në tabelë. Poashtu edhe Peja që pa marrë parasysh përforcimët e bëra në vazhdimësi nuk ka pasur stabilitet mirëpo si mitrovicasit si pejanët kanë skuadra të forta me objektiv titullin e kampionit më fund”, shprehet ai.

Shpërfaqja e huliganizmit, nuk i bën nder askujt thotë Lirim Peci, sipas tij, këto gjëra nuk duhet duhet të lejohen. Mirëpo Peci ka një sygjerim për FBK-në që e ka ndaluar në palestra që mos të ketë tifoz të organizuar.

Është e vërtetë se edicion ka pasur ndeshje ku tifozët kanë bërë gjeste që shkatërrojnë basketbollin mirëpo jam i bindur se ato skena nuk i kanë bërë tifozët e mirëfilltë të këtij sporti. Hedhjet e gjësendeve në parket nuk duhen të tolerohen në asnjë moment mirëpo edhe klubet duhet të bëjnë organizim më të mirë të ndeshjeve ndërsa sa i përket vendimit të FBK-së që në ndeshje të mos ketë tifoz të organizuar mendojë që edhe ky vendim duhet rishikuar pasi vetëdijesimi i tifozëve mund të bëhet edhe në forma tjera”, thotë ai.

Në këtë sezon ka pasur ndërrime të lojtarëve dhe trajnerëve, se pse po ndodh kjo gjë, e shpjegon Lirim Peci.

Sivjet zyrtarët e klubeve tona kanë pritshmëri të mëdha duke pasur parasysh organizimin në tërësi dhe interesimin e madh për basketboll. Janë duke u kërkuar rezultat pozitive duke mos pasur hapësirë për humbje kohe dhe ndryshimi i rosterit (shpesh herë në mënyrë të pakuptimtë) herë pas here është duke ju kushtuar disa skuadrave edhe në krizë të rezultateve”, vlerëson ai.

Ish-basketbollisti dhe analisti, Artan Mehmeti, thotë se përveç treshës së parë në tabelë nuk duhet të përjashtohet as Bashkimi.

Pajtohem me ju që këto tri ekipe Prishtina, Ylli dhe Peja për momentin kanë treguar formë të mirë, por mos ta harojmë as Bashkimin, ekip i cili ka treguar që mund ta befasojë çdo ekip”, thotë ai për Gazetën Enigma.

Artan Mehmeti tregon se cilat skuadra do të luftojnë për titullin kampion deri në fund të sezonit.

Ylli ka një ekip të komponuar mirë me një trener i cili e njeh ligën tonë shumë mirë dhe kryesisht falë tij janë në krye të tabelës. Njëjt edhe Prishtina ka bërë ndryshime në trener dhe për momentin janë në formë të shkelqyerë. Trepça nuk kishte start te mirë të sezonit me një super ekip që ka mendojë se është stabilizuar dhe ka kohë të tregojë lojë edhe më të mirë deri në playoff. Kto janë ekipet të cilat do luftojnë për titull”, thotë Artan Mehmeti.

Për Mehmetin skuadra e cila ka befasuar për të mirë në këtë sezon është Vëllaznimi, kurse ajo që ka befasuar për të keq është Rahoveci.

Vëllazimi mendojë që eshte befasia më e mirë. Janë ekip simpatik i cili luan pa presion dhe deri tani kanë qenë shumë atraktivë per shikues. Mendojë që Rahoveci është pritur të jetë më naltë në tabelë. Më vjen keq per ta se kanë qenë ekip i cili na ka dhuru sezonet e kalume majftë befasi” vlerëson Artan Mehmeti.

Artan Mehmeti ka një koment edhe sa i përket huliganizmit që ka ndodhur në këtë sezon në palestra dhe ndërrimit të shumtë të lojtarëve dhe trajnerëve.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                       

Federata e ka bërë pjesën e saj duke u mundu me i vendosë disa rregulla mbetet te shihet dhe te analizohet se a kanë vepruar drejt. Ju mbetet edhe klubeve te punojnë në këtë drejtim.  Kjo po ndodhë qe klubet po kanë pritje të mëdha edhe eshte normale me reagu kur lojtari apo trenerat nuk janë te nivelit te cilat po kerkojnë lojtarët”, potencon ish-basketbollisti kosovar.

Ish-basketbollisti dhe analisti i basketbollit Ismet Ferati thotë se Ylli e ka trajnerin më të mirë në ligë, kurse Prishtina ekipen më të mirë. Ai shton se tituli i kampionit do të luhet mes Prishtinës, Yllit dhe Trepçës.

Titulli kampion e shoh mes Sigal Prishtines, Yllit dhe Trepces. Trepcen e shoh shumë të rrezikshme edhe pse është ne krize momentale, Ylli e ka trajnerin me të mirë në ligë, ndërsa Prishtina e ka ekipin me të komponuar mes lojtarëve vendor dhe atyre të huaj. Sigal Prishtina dhe Ylli e kanë formën më të mirë dhe fondin më të mirë të lojtarëve qe ta mbajnë kreun e tabelës”, thotë Ferati për Gazetën Enigma.

Njëjtë sikurse Mehmeti edhe Ismet Ferati thotë se Vëllaznimi ka qenë befasia e këtij sezoni. Ferati thotë se skuadra që ka zhgënjyer në këtë sezon është Trepça.

“Definitivisht Vellaznimi i ka jep hjeshi liges si me loje ashtu edhe me atmosfere ne palester. Kane qene shembull per te gjithe. Mendoj qe deri tash ka zhgenjy Trepca, sepse me fondin e lojtareve qe ka definitivisht eshte dasht te ken me pak humbje”, thotë ai.

Sipas Feratit jo kualiteti i lojtarëve dhe trajnerëve ka bërë që të ketë shumë ndërrime nga skuadrat deri tani.

“Jo kualiteti i duhur i lojtarëve dhe trajnerëve të huaj kanë ardh në atë nivel që të bëhen kaq shumë ndërrime e që është edhe gabim i klubeve sepse ju mungon menaxhimi i mirë i kësaj pjese”, thotë ai.

Related Articles