Ekspertët në SHBA rekomandojnë që gratë shtatzëna të vaksinohen kundër COVID-19

Ekspertët në SHBA rekomandojnë që gratë shtatzëna të vaksinohen kundër COVID-19

Dy organizata kryesore në SHBA që përfaqësojnë mjekë obstetër dhe gjinekologë rekomanduan të premten që gratë shtatzëna duhet të vaksinohen kundër COVID-19.

Sipas CNN,  Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) dhe Shoqëria për Mjekimin Nënë-Fetus (SMFM) thanë se rekomandimi i tyre bazohet në dëshmitë e mijëra grave që ishin shtatzëna se vaksinat janë të sigurta për t’u përdorur gjatë shtatzënisë.

Shoqatat gjithashtu citojnë shkallën e ulët të vaksinimit të vendit dhe rritjen e fundit të rasteve.

“Është e qartë se gratë shtatzëna duhet të ndihen të sigurta në vendimin për të zgjedhur vaksinimin, dhe një rekomandim i fortë nga mjeku obstetër-gjinekolog mund të bëjë një ndryshim kuptimplotë për shumë gra shtatzëna”, tha Martin Tucker, president i ACOG.

“Gratë shtatzëna duhet të ndihen të sigurta se zgjedhja e vaksinimit kundër COVID-19, jo vetëm që i mbron ato, por mbron familjet dhe komunitetet e tyre”, u shpreh ai.

Related Articles