Eksperti i çështjeve protokollare, Tomorr Avdia, ka komentuar takimin e fundit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb Aleksander Vucic, dhe faktin se në tavolinë për dy liderët ishin servuar hamburgerë dhe coca-cola.
Avdia ka thënë se servimi i pijeve të tilla ka treguar një joseriozitet të madh.
“Këto janë elemente të ulta” ka thënë Avdia, duke potencuar se servimi i pijeve dhe ushqimeve të tilla shkon edhe deri tek nuancat e qesharakes.
Ai tutje ka thënë se Vucic ka qenë më i tensionuar, derisa Kurti ka qenë më i relaksuar.
Tomorr Avdia ka thënë se Vucic ka thyer protokollin edhe kur s’ia ka zgjatur dorën Josep Borellit.
“Kjo shkon deri në nuanca të injorimit”, ka thënë Avdia.