Eksperti i sigurisë: Urdhri i presidentit Biden tregon që siguria është prioritet në Ballkan

Eksperti i sigurisë: Urdhri i presidentit Biden tregon që siguria është prioritet në Ballkan

Nënshkrimi i urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan, Joe Biden, për bllokimin e pasurive dhe ndalimin e hyrjes në ShBA të personave që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, tregon se siguria në këtë pjesë të Evropës është prioritet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thotë eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi.

Ibishi, tha se të gjithë presidentët amerikanë kanë treguar përkushtim për këtë urdhër.

“Është përkushtim i të gjithë presidentëve amerikanë nga ish-presidenti Bush i vitit 2001 kur ju përkushtua çështjes dhe marrëveshjes së rezolutës 1244, mirëpo tashmë në situatën e re është urdhri ekzekutiv i presidentit, pas vendimit edhe të Sekretarit Amerikan të Shtetit, edhe të sekretarit të thesarit që siguria është prioritet në Ballkan që edhe në aspektin rajonal por edhe shtetet veç e veç dhe njëkohësisht edhe përgjegjësitë për individ që një formë shpallin personat non-grata në aspektin e kufizimit të lirisë të tyre, por edhe konfiskimit të pasurisë nëse ata përfshihen në aferat korruptive”, tha Ibishi.

Tutje ai thekson se vet përfshirja e Shqipërisë në këtë urdhër është jetike për shqiptarët.

“Vet rasti që edhe Shqipëria përfshihet në këtë urdhër, dhe rasti i ish-kryeministrit Berisha kjo tregon seriozitetin e ShBA-së se këto marrëveshje që janë bërë të sigurisë dhe të shteteve të rajonit, por njëkohësisht edhe direkt që lidhen me Kosovën siç është marrëveshja e paqes ka mundësi që të sanksionohen këto forma që janë përfshirë në këtë urdhëresë dhe kjo tregon që realisht kjo do të vazhdojë, pra nuk do të ndalet vetëm në këtë nismë, dhe jo vetëm Kosovën dhe Shqipërinë por edhe vendet e rajonit, e kjo tregon një seriozitet të madh”,theksoi tutje ai.

Ibishi thotë se tashmë përfundimisht me sjelljen e ShBA-së askush nuk do jetë mbi ligjin dhe jashtë saj.

“Kjo tregon se askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe jashtë ligjit, pra kjo tregon se përkundër dështimeve në sistemin edhe të prokurorisë edhe të gjyqësisë në Kosovë, por njëkohësisht edhe në aspektin e sigurisë dhe shteteve në përgjithësi dhe rajonin në tërësi, dhe ShBA-të po tregojnë një përkushtim strategjik për Ballkanin përfshirë këtu edhe Kosovën dhe ka dhënë një lehtësim sidomos edhe në integrimin e aspekti të sigurisë që më nuk do të ketë përfshirje për personat që i pengojnë këto procese”, përfundoi Ibishi.

Related Articles