Eksperti i turizmit: Pushimet më të lira janë në Shëngjin e Velipojë, 30-35 euro dita për person

Eksperti i turizmit: Pushimet më të lira janë në Shëngjin e Velipojë, 30-35 euro dita për person

Eduart Çekoja, ekspert i turizmit theksoi se me rënien e euros Shqipëria tashmë nuk është më një destinacion i lirë.

I ftuar në emisionin “Summer Cube” në Euronews Albania, theksoi se në Veri të vendit çmimet janë më të lira, ku me 35 euro mund të akomodohesh si dhe të ushqehesh.

“Unë nuk besoj se Shqipëria është një destinacion tashmë i lirë e sidomos me rënien e euros. Në zonat e Veriut është e përfshirë dhe akomodimi dhe ushqimi, mungojnë restorantet. Veriu i vendit mbetet më e lirë krahasuar me rivierën në jug. Në veri një natë kushton 35 euro, ku janë të përfshirë ushqimi, akomodimi dhe po te duash te pish raki, po prapë 35 euro do jetë, pasi mikpritja vazhdon të jetë një element shumë i rëndësishëm i traditës”- tha ai.

Related Articles