Ekuadori mbetet në Botëror, refuzohet ankesa e Kilit

Ekuadori mbetet në Botëror, refuzohet ankesa e Kilit

Përfaqësuesja e Ekuadorit ka konfirmuar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror “Katari 2022” të premten kur një vendim ligjor i FIFA-s hodhi poshtë një ankesë nga Kili për një lojtar të dyshuar që nuk kishte të drejtë për të luajtur.

FIFA tha se komiteti i saj disiplinor mbylli procedurat me pretendimin se mbrojtësi i Ekuadorit, Byron Castillo, i cili luajti në tetë ndeshje kualifikuese, kishte të drejtën të luante për përfaqësuesen ekuadoriane.

Federata e Futbollit të Kilit pretendoi se kishte dokumente që vërtetonin se Castillo është në të vërtetë kolumbian. Ekuadori rrezikoi të humbiste të tetë ndeshjet me rezultatin zyrtar 3:0 dhe të zbriste nga vendi i katërt në grupin kualifikues të Amerikës së Jugut që përfundoi në mars.

Kili do të ishte ngjitur në vendin e katërt në renditje dhe do të merrte pjesë në Botërorin që nisë në muajin nëntor.

“Pas analizimit të parashtresave të gjitha palëve të interesuara dhe shqyrtimit të gjitha elementeve të paraqitura përpara tij, komiteti disiplinor i FIFA-s ka vendosur të mbyllë procedurat e nisura kundër federatës së futbollit të Ekuadorit”, tha FIFA.

Kili mund ta kundërshtojë vendimin në komitetin e apelit të FIFA-s dhe potencialisht më vonë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Shorti i Kupës së Botës u hodh më 1 prill për turneun që do të luhet në Katar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor. Ekuadori është në grup me Katarin, Holandën dhe Senegalin.

Related Articles