Qeveria e Kosova të premten e ka miratuar pakon e 19-të të masave kundër Federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë, raporton Gazeta Enigma.
Në mbledhjen e sotme kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova ka miratuar 18 pako paraprake të masave kundër këtyre shteteve, me të fundit të miratuar në shtator të vitit 2025.
Ai ka theksuar se sanksionet janë në përputhje me masat e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.
Kurse ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova synon promovimin e paqes, demokracisë dhe lirinë e njeriut, teksa theksoi se vendimi i Qeverisë kontribuon në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me BE-në dhe SHBA-në.
