Milani është mundur 1-2 në shtëpi nga Liverpooli dhe është eliminuar nga Champions League. Në anën tjetër, Atletico Madrid e ka mundur rivalin direkt Porton 1-0 për t’u kualifikuar si e dyta, shkruan Gazeta Enigma.
Milani nuk ka arritur të ruaj avantazhin fillestar të krijuar në minutën 29’ me golin e shënuar nga Tomori, pasi në vijim ka pësuar dy herë, së pari në minutën 36’ nga sulmuesi korpulent Muhamed Sallah, ndërsa gjasat e saj u fashitën në minutën 55’ kur Divak Origi shënoi golin e parë personal e të dytin për skuadrën e tij, për avantazhin 1:2 të Liverpoolit.
Përkundër tentativës, Milan ishte e paaftë për të rikthyer rezultatin ndaj Liverpoolit në formë të jashtëzakonshme, skuadër kjo që ka konfirmuar pozitën e liderit në grup, ashtu siç pritej nga fillimi i edicionit.
Në ndeshjen tjetër të Grupit B Athletico Madrid ka treguar formë të lartë, duke e mundur Porton në udhëtim 1:3, për të siguruar pozitën e dytë në grup, që e shpie në fazën e mëtejme, në 1/8 e finales së Champions League. /Gazeta Enigma/