Emërllahu refuzon ftesën e Shqipërisë, zgjedh të luajë për Kosovën

Emërllahu refuzon ftesën e Shqipërisë, zgjedh të luajë për Kosovën

Mesfushori i Ballkanit, Lindon Emërllahu, ka refuzuar ftesën e Shqipërisë, duke shprehur dëshirë që të luajë për Kosovën. Ai tashmë është ftuar nga Giresse.

Lindon Emërllahu po kalon në një formë të shkëlqyer me Ballkanin. Falë paraqitjeve të tij të mira, ai është vënë në shënjestër jo vetëm të Kombëtares së Kosovës, por edhe asaj të Shqipërisë.

Mirëpo në bazë të informatave që posedon Gazeta Nacionale, lojtari ka zgjedhur që ta pranojë ftesën e Kosovës para asaj të Shqipërisë, duke u dhënë përparësi “dardanëve”.

Kësisoj, ai do të jetë në gatishmëri të përzgjedhësit Alain Giresse për dy ndeshjet kualifikuese që do t’i luajë Kosova në fund të muajit shtator ndaj Irlandës Veriore në udhëtim dhe Qipros në “Fadil Vokrri”.

Related Articles