Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jetë më pa sekretar të përgjithshëm.
Në këtë pozitë sot u emërua nga Qeveria, Fahrie Tërnava-Sheremeti.
E krahas kësaj edhe Blerim Hasani ka marrë votat e kabinetit qeveritar për t`u zgjedh sekretar në dikasterin tjetër, atë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Të dy këta zyrtarë u tha se i kanë plotësuar të gjitha kriteret për pozitat e lartcekura./Gazeta “Enigma”/