Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se është emëruar zëvendësministri i ri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, raporton Gazeta Enigma.
Taulant Kelmendi është emëruar si zëvendësministër i MASHT-it.
Njoftimi i plotë:
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Taulant Kelmendi, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Kryeministri Kurti e uroi z. Kelmendi për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.”. /Gazeta Enigma