Në kohën kur Kuvendi i Kosovës po përballet me një bllokadë të vazhdueshme dhe mungesë të funksionalitetit, ende nuk dihet se partia më e madhe Lëvizja “Vetëvendosje” a i ka numrat për Qeverinë Kurti 3.
Por nëse ndodh një gjë e tillë, zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi do të jetë pjesë e kësaj Qeverie.
“Po, natyrisht që do të jemi pjesë e qeverisë së re Kurti 3”, ka deklaruar ajo për Front Online.