I dërguari i posaçëm i Francës për Ballkanin Perëndimor, ambasadori Rene Troccaz, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë ditëve të fundit.
Pas takimeve që pati me krerët e institucioneve në vend, emisari francez sot është takuar edhe me shefin e KFOR-it, Enrico Barduani.
Troccaz pati fjalë të mira për misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.
“Një mision ushtarak që kontribuon aktivisht në stabilitetin e Kosovës”, tha Troccaz pas takimit me Barduanin në bazën e KFOR-it në Prishtinë.
Ai falënderoi komandantin e KFOR-it për këtë takim, të cilin ai e quajti shumë substancial. /