Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtëm çek – E informon për bisedimet Kosovë-Serbi

Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtëm çek – E informon për bisedimet Kosovë-Serbi

Peter Sørensen, përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovës – Serbi, ka takuar zëvendësministrin e Jashtëm të Çekisë, Jiri Brodsky.

Në postimin e tij, Sorensen, ka bërë të ditur se e ka zëvendësministrin çek e ka informuar lidhur me dialogun, dhe është shprehur mirënjohës për mbështetjen e Çekisë ndaj dialogut.

‘’I kënaqur që u takova me zëvendësministrin e Jashtëm të Çekisë, Jiří Brodský

@jiribr, për ta informuar mbi Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Mirënjohës për mbështetjen e plotë të Çekisë ndaj Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe për përpjekjet tona të përbashkëta  për avancimin e stabilitetit rajonal dhe integrimit evropian’’, thuhet në njoftim.

Related Articles