Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen sonte me super përballje

Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen sonte me super përballje

Emocionet e Ligës së Kampionëve do të vazhdojnë edhe këtë javë me katër ndeshje interesante, raporton Gazeta Enigma.

Sot dhe nesër do të luhen nga dy përballje. Sot në program janë Enitracht Frankfurt – Napoli dhe Liverpool – Real Madrid.

Vëmendja do të jetë në super përballjen Liverpool – Real Madrid që ishin finalist të vitit të kaluar, finale të cilën e fituan spanjollët me rezultat 1-0.

Të dy ndeshjet luhen nga ora 21:00.

Liverpooli dhe Reali në këtë takim do t’i ken disa mungesa, megjithatë të dy skuadrat priten të dhurojnë spektakël./GAZETA ENIGMA/

Related Articles