Ndonëse e përfundoi stinorin vjeshtor si e fundit në tabelën e klasifikimit, klubi nga Ferizaj është ngallur në afatin kalimtar të dimrit.
Siç merr vesh Shqip.com, nga burime brenda klubit, përveç mbrojtësit Qlirim Avdulli, FC Ferizaj veçse ka arritur marrëveshje me një qendër mbrojtës nga Maqedonia e Veriut.
Ditëve të fundit ka qarkulluar edhe informacioni se FC Ferizaj është afër marrëveshjes me portierin e njohur të Gjilanit, Enea Koliçi.
E këtyre zërave i ka hedhur flakë, vet presidenti i klubit Lulzim Abazi, i cili para pak minutash e ka postuar një foto me portierin Koliqi, që është zgjedhur nga Federata e Futbollit të Kosovës si portieri më i mirë i vitit.
Për Shqip.com, ka folur presidenti Abazi, i cili nuk e ka konfirmuar, por as mohuar lajmin për Enea Koliqin.
“Ajo se çka mund të them, është se ne jemi duke punuar në shumë drejtime, sa i përket afrimit të lojtarëve të rinjë. Sigurisht se Koliqi është një portier i nivelit të lartë, por ne nuk kemi marrëveshje me të. Për shkak të negociatave ne nuk dëshirojmë të ndalemi tek emrat, por ajo që mund të them është, bëhuni gati për një pranverë me shumë diell sepse do jemi arrë e fortë për secilin kundërshtar”, ka thënë Abazi.