Enrique i bindur: Dembele e meriton Topin e Artë

Enrique i bindur: Dembele e meriton Topin e Artë

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, foli për mediat në Irvine, SHBA, përpara ndeshjes debutuese të ekipit në Kupën e Botës për Klube kundër Atletico Madrid.

Ai ndau pikëpamjet mbi përgatitjet e skuadrës, pritshmëritë dhe formën aktuale të disa lojtarëve.

Sa i përket Ousmane Dembele, Enrique ishte i prerë, duke thënë se nuk i interesojnë këto çmime, edhe pse mendon se ylli i skuadrës së tij e meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’.

“Nuk më interesojnë aspak këto çmime individuale, por mendoj se Dembele e meriton Topin e Artë pa asnjë dyshim”, tha Enrique.

Duke komentuar suksesin në Ligën e Kampionëve, Enriuqe tha: “Është një ndjenjë shumë pozitive sepse kemi bërë histori. Jemi të kënaqur, por tani fokusi është te gara e ardhshme. Duhet të jemi gati në mënyrën më të mirë të mundshme.”

Për trofetë sezonalë, Enrique theksoi se PSG tashmë i ka fituar të gjitha titujt kryesorë, por Kupa e Botës për Klube mbetet një sfidë e re: “Kemi besim dhe ambicie për ta fituar.”

Ai lavdëroi mentalitetin e lojtarëve gjatë stërvitjeve: “Ambicia është aty. Të jemi një referencë për ekipet e tjera është një nder, por presioni duhet të përkthehet në fushë”, tha Enrique. 

Related Articles