Ish kryetari u.d i Partisë Demoraktike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se është tërhequr nga pjesëmarrja e kryesisë së partisë dhe njëri nga nënkryetaret e PDK-së, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se është koha që ekipi I rid he kryesia e sapo votuar të punoj për ta rikthyer PDK-në.
“Me të drejt u diskutua dje dhe sot nëse po shmangej me përfshirjen time një parim i vendosur që deputetët të mos përfshihen në kryesinë e re. Në vijëmësi të qëndrimit të shprehur edhe në Konventën e zgjedhjes së kryetarit të ri që PDK ka nevojë të hapet, të afrojë njerëz ti ri dhe reformohet, unë do ta respektoj këtë parim dhe do të mbetem vetëm deputet”, ka shkruar Hoxhaj.