Prokuroria Speciale, Inspektorati i Policisë dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë e kanë arrestuar sot eprorin e Policisë së Kosovës Bojan Jevtiq, i cili dyshohet për spiunazh.
Jevtiq kishte shërbyer si zëvendëskomandant i kufirit te “Dheu i Bardhë”. Ai u intervistua nga hetuesit e IPK-së.
Kujtojmë se i arrestuari është Bojan Jevtić, zyrtar policor me gradë të lartë, që mbante njëkohësisht pozitën e zëvendëskomandantit dhe shefit të operativës në një prej strukturave të policisë në pjesën veriore të Kosovës.
Arrestimi i tij është bërë nga IPK, ndërsa operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me agjenci të tjera të sigurisë dhe nën autorizim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.