5 persona janë shpëtuar sot në Shëngjin pasi kishin ngelur në det me 3 mjete lundruese kajakë dhe nuk ktheheshin dot në breg.
Sipas Policisë Kufitare mësohet se këta 5 persona, mes tyre dhe të mitur, nuk lundronin dot për shkak të erës së fortë.
Ata janë shpëtuar nga Policia. /TvKlan