Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore Erden Atiq ka njoftuar se Drejtoria e Inspekcionit nga Komuna e Mitrovicës Veriore ka filluar inpektimin e disa objekteve që po ndërtohen në këtë qytetet dhe se kanë hasur në ndërtimet e objekteve pa përfillur procedurat ligjore.
Gjatë inspektimit Atiq ka thënë se një objekti në ndërtim e sipër i janë ndalur punimet duke i vendosur shiritat pasiqë nuk i ka plotësimin e kritereve sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Mitrovicës Veriore ka inkurajojuar qytetarët, që t’i përfillin rekomandimet e institucioneve dhe për çdo investim të tyre të plotësohen kriteret të cilat parashihen me ligj, në të kundertën drejtoria e inspekcionit do të veproj konform ligjeve në fuqi.
“Drejtoria e Inspekcionit nga komuna e Mitrovicës Veriore ka vizituar vendpunishtet në të cilat kanë filluar ndërtimet e objekteve pa përfillur procedurat ligjore.
Në mungesë të dokumentacioneve, janë vendosur shiritat me të cilat ndalohet vazhdimi i punëve deri në plotësimin e kritereve sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.
Inkurajojmë qytetarët, që t’i përfillin rekomandimet e institucioneve dhe për çdo investim të tyre të plotësohen kriteret të cilat parashihen me ligj, në të kundertën drejtoria e inspekcionit do të veproj konform ligjeve në fuqi” ka shkruar Atiq në Facebook.