Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë vizitës në qytetin e prekur më së shumti nga tërmeti, në Gaziantep, iu ka premtuar ndihma dhe përkrahje të mbijetuarve.
“Mos u brengosni, ashtu si i kemi tejkaluar tërmetet e mëparshme, mos e humbni shpresën, ne do të ndërtojmë apartmane në këto 10 provinca për pronarët e tyre”, tha Erdogan.
Presidenti turk tha se qeveria ka bërë negociata me hotele në Antalya, Alanya dhe Mersin për të strehuar të mbijetuarit, shkruan TRT, përcjell Klankosova.tv.
“Jemi të gatshëm t’i vendosim të mbijetuarit në hotelet e këtyre qyteteve dhe do t’ju dhurojmë nga 10 mijë lira (590 euro) për familjet e prekura nga tërmeti”, deklaroi presidenti turk.