Sport Club “Gjilani” është në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Ismet Munishit.
Mbrëmë në media u raportuar se kryetrajneri i njohur shqiptar, Ernest Gjoka, është në ‘radarin’ e “kuqebardhëve’, shkruan Gazeta Enigma.
Ish-tekniku kampion i Shkëndijës së Tetovës është parë si i duhuri për të drejtuar skuadrën gjilanase.
Tashmë Gjoka e ka mohuar lajmin i cili ka qarkulluar në media duke thënë se nuk është kontaktuar nga Gjilani për ta marrë drejtimin e skuadrës.
“Nuk ka ndonjë zhvillim në këtë drejtim, nuk ka pasur asnjë kontakt”, ka thënë Gjoka për ‘Kanal 10’.
/GAZETA ENIGMA/