Eroll Salihu jep dorëheqje nga posti i sekretarit

Eroll Salihu jep dorëheqje nga posti i sekretarit

Federata e Futbollit te Kosovës, nuk është duke kaluar në ditë të mira sa i përket organizimit të brendshëm.

Shtëpia e madhe e futbollit kosovar është duke kaluar në ‘turbulenca’. Ajo që tani trondit FFK-në është largimi i Eroll Salihut nga posti i sekretarit. Por, në faqen zyrtare të FFK-së, është cekur se me kërkesë të veçantë nga Eroll Salihu, KE e ka liruar nga detyra.

“Ndërkaq, me kërkesën e veçantë të Sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu, KE e liroi nga detyra e Sekretarit të përgjithshëm dhe e emëroi si drejtor për çështje sportive – Këshilltar senior Ligjor. Z. Salihu e falënderoi KE dhe presidentin Ademi, duke potencuar se ka shërbyer për 15 vjet si Sekretar i përgjithshëm dhe tash dëshiron t’i kthehet çështjeve profesionale sportive dhe ligjore. Duhet të theksohet se z. Salihu është anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-s dhe kryetar i Këshillit të Arbitrazhit Sportive në KOK-ut ku do të vazhdojë edhe më tutje”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme ish sekretari i FFK-së Eroll Salihu, së bashku me kreun e këtij institucioni të futbollit, kanë qëndruar pasur një takim të përbashkët me drejtuesit e doganës së Kosovës në Rajonin e Prizrenit.

4 gusht, 2021 – Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu janë takuar sot me drejtuesit e Doganës…Posted by Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova on Wednesday, August 4, 2021

Ndërsa sot Kuvendi i FFK-së ka mbajutr një takim të përbashkët me përfaqësues të Ligave Rajonale, ku nuk shihet prezenca e Eroll Salihut, i cili duket të ketë konfirmuar dorëheqjen paraprakisht.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot e mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës.Posted by Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova on Thursday, August 5, 2021

Related Articles