Ramadani: Jemi të vetëdijshëm për potencialin e kundërshtarit

Ramadani: Jemi të vetëdijshëm për potencialin e kundërshtarit

E njohim mirë kundërshtarin. Është skuadër e diciplinume dhe taktikisht shumë e fortë“, ka thënë trajneri i Prishtinës, Zekerija Ramadani në konferencë për shtyp.



Kryetrajneri i skuadrës së Prishtinës, Zekirija Ramadani, së bashku me kapitenin Lorik Boshnjaku, u paraqitën para mediave, në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme kundër kampionit të Norvegjisë, FK Bodø/Glimt, në kuadër të UEFA Europa Conference League, raundi i tretë kualifikues.

Ramadani: “E njohim mirë kundërshtarin, skuadër e diciplinume dhe taktikisht shumë e fortë”Prishtinë, 4 gusht 2021 -…Posted by FC Prishtina on Wednesday, August 4, 2021

Trajneri Ramadani ka thënë se: “Skuadra kundërshtare është shumë e disciplinume dhe taktikisht e fortë… Kemi marrë mësim nga takimi i fundit në Uells dhe e dijmë mirë se çfarë rëndësie ka secila ndeshje në këtë nivel garash… ne gjithashtu presim mbështetjen maksimale nga tifozët tanë të flaktë “Plisat”, të cilët sigurisht do të jenë të pranishëm në numër të madh”, tha ai.

Ndërsa Lorik Boshnjaku foli për atmosferën brenda skuadrës “Atmosfera mbrenda grupit të futbollistëve është tejet e mirë dhe pozitive pas rezultateve të arritura në garat e Evropës”, tha ai.

Ndërsa faqja zyrtare e klubit ka njoftuar se janë shitur një numër i konsiderueshëm, ndërsa po vazhdohet me shitjen e mëtejmëe të biletave, ndërkohë që nuk mungon interesimi.

Shitja e Biletave vazhdon sot nga ora 12:00Sot biletat shiten në 3 pika nga ora 12:00- 19:00• Sheshi “Skënderbeu”•…Posted by FC Prishtina on Thursday, August 5, 2021

Related Articles