Aksident në Peran të Podujevës, ka të lënduar

Aksident në Peran të Podujevës, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në fshatin Peran të Podujevës, ku kanë qenë të përfshira dy automjete.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar pesë persona. Rastin për GazetënEnigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00 në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor . Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Enigma/

Related Articles