I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha sot se SHBA-ja e ka plotësisht të qartë se nuk mund të ketë lëvizje të njëanshme dhe se lëvizje të tilla do të kenë pasoja.
Ndërsa lidhur me vendimin e Kosovës për shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së për ndalimin e dinarëve në Kosovë theksoi se këto çështje duhet të komunikohen me afate që nuk prekin popullatën.
“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në zgjidhjen e problemit, por Prishtina dhe Beogradi duhet të kthehen në dialog dhe të respektojnë marrëveshjet ekzistuese”, deklaroi Escobar për Tanjug.
Sipas tij, shumë nga këto çështje mund të zgjidhen me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.