Escobar ka një paralajmërim, tregon pasojat nëse refuzohet marrëveshja nga Kosova

Escobar ka një paralajmërim, tregon pasojat nëse refuzohet marrëveshja nga Kosova

I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka treguar pasojat që mund të ketë Kosova në rast të dështimit të marrëveshjes sot në Ohër.

Escobar ka thënë se pasoja kryesore është ngecja në integrimin euroatlantik.

Ai gjithashtu ka rënditur edhe pasojat që i vijnë Serbisë nëse nuk dakoordohet sot për marrëveshjen

“REL: Në një intervistë të mëparshme, ju keni thënë se nuk mund ta imagjinoni pse dikush nuk do të pajtohej me këtë marrëveshje. Nëse është kështu, çfarë do të ndodhë nëse palët dështojnë në arritjen e një marrëveshjeje sot ose këto ditë? A do të ketë pasoja?

Escobar: Shikoni, pasojat.. fillimisht është se ne nuk ecim përpara në integrimin tuaj atlantik. Pra, për Kosovën, një nga pasojat është se Bashkimi Evropian pret që ajo të tregojë vullnetin e mirë për të qenë në gjendje të ketë një marrëdhënie paqësore me fqinjin e saj më të madh, përpara se të vendosë nëse ajo është e përgatitur për ta marrë kandidaturën në Bashkimin Evropian. Pra, kjo është një pasojë mjaft e madhe. Por, përtej kësaj, ka pasoja në mospasjen marrëdhënie paqësore me fqinjët tuaj”.

Pra, kjo nuk është një pasojë që ne do ta imponojmë, ky është vetëm një fakt i natyrshëm që Kosovës i duhet një marrëdhënie pozitive, miqësore dhe paqësore me Serbinë.

Rel: E, për Serbinë?

Escobar: E njëjta gjë për Serbinë. Dua të them se Serbia ka obligime ligjërisht të detyrueshme ndaj Bashkimit Evropian për Kosovën, për krijimin e kushteve paqësore në rajon sipas kërkesave të Kapitullit 35, kështu që kjo do t’i ndihmonte asaj të lëvizë në atë drejtim”, deklaroi Escobar.

Related Articles