Qerkinaj: Çështja e të pagjeturve të jetë pikë e veçantë në marrëveshje

Qerkinaj: Çështja e të pagjeturve të jetë pikë e veçantë në marrëveshje

Bajram Qerkinaj, Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur ka thënë se e pret me optimizëm takimin e sotëm në Ohër.

Ai tha se çështja e të pagjeturve duhet të jetë pikë e veçantë e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe të mos përzihet politika në të.

“Çështja e personave të pagjetur duhet të jetë një pikë e veçantë, ku nuk përzihet politika, për shkak se është humane e njerëzore dhe me konventa ndërkombëtare garantohet të zbardhet fati i të pagjeturve, mirëpo kjo çështje ende mjerisht po përzihet me politikë”, ka thënë Qerkinaj për Klan Kosova.

Ai tha se deri tani qeveria ka bërë shumë pak për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Related Articles