Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, ka folur rreth dialogu Kosovë – Serbi.
Escobar në një intervistë për agjencinë e lajmeve Mina nga Mali i Zi.
Ai tha se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve e arritur në Ohër, është një arritje e jashtëzakonshme.
Sipas tij për këtë arritje u deshtë shumë guxim politik.
“Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve në kushtet evropiane, e cila krijon një marrëdhënie paqësore, të qëndrueshme dhe të parashikueshme midis dy shteteve fqinje armiqësore, është një arritje e jashtëzakonshme.
“U desh shumë guxim politik si nga presidenti Aleksandar Vuçiq ashtu edhe nga kryeministri Albin Kurti për të arritur atë marrëveshje”, shtoi ai.
Emisari i SHBA-së ishte një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme.
“Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Joseph Borell tha se marrëveshja është ligjore dhe ligjërisht e detyrueshme. Dhe të dy liderët e konfirmuan atë. Tani çështja është se si të zbatohet plotësisht”, tha Escobar.