Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, pritet që nesër të vijë në Prishtinë.
Burime të Gazetës Enigma, kanë bërë të ditur se ai do të takohet me krerët e opozitës.
Nga burimet brenda AAK-së, kanë thënë se, kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj do të takohet me Escobarin, por nuk kanë dhënë detaje tjera.
“Po nesër kryetari, Ramush Haradinaj do të takohet me Escobarin”, thonë burimet e Gazetës Enigma.
Ndryshe, në këtë takim do të marrë pjesë edhe Memli Krasniqi i PDK-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së.