Escobar pas takimit me liderët: Na siguruan që nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator

Escobar pas takimit me liderët: Na siguruan që nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, është deklaruar pas takimit me krerët e shtetit.

Escobar, pas takimit thotë se liderët e shtetit e siguruan që nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator, ditën kur është paralajmëruar fillimi i zbatimit të masës së reciprocitetit.

“Ata [krerët e partive opozitare] na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë më 1 shtator. Pra, tani jemi këtu sot për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira dhe gjithë ai optimizëm të përkthehet në të mirë të vendit”, tha Escobar.

Related Articles