Escobar pritet të takohet me krerët e partive opozitare

Escobar pritet të takohet me krerët e partive opozitare

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të martën e 13 dhjetorit në vazhdën e vizitës së tij në Kosovë do të takohet me përfaqësuesit e partive politike opozitare.

Escobar, të dielën, vizitën e tij në Kosovë e nisi me një takim me udhëheqës të Manastirit të Deçanit.

Ndërkaq, të hënën në takim u prit nga krerët e shtetit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Pas takimit që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati me emisarin, Gabriel Escobar, u tha se “është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon”, por nuk u dhanë më shumë detaje.

Në njoftimin për media të presidencës, thuhet se Osmani ka theksuar nevojën urgjente të heqjes së barrikadave në veri të vendit.

Të hënën, ai është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

“U diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës. U theksua se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Bashkë me Esobarin në Kosovë ishte paraparë që të vinte edhe këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili anuloi vizitën në disa shtete të Ballkanit dhe në Bruksel, pasi doli pozitiv me sëmundjen COVID-19.

Related Articles